Gruaja e mirë alla shqiptarçe

Nëse sipas përkufizimit shqiptar me kenë grua e ”mirë” don me thanë me fol veç kur të jepet fjala, me shërby të tjerët pa t’u ndi zani, me u ul e fundit në tryezë, me ndjek 100 rregulla për vendosjen e të cilave nuk ke ngrit kurrë dorën, me dalë prej derës e shoqnume gjithmonë nga një familjar, me ec drejt në rrugë pa i harru sytë askund, me vesh fustane një pllambë nën gju, këmisha me butonin e fundit një gisht poshtë fytit, me la, shpërla, hekuros, gatu me buzën në gaz si një Borëbardhë moderne jeta e së cilës lehtësohet nga elektroshtepiaket e reja, me gjetë njëherë e mirë burrin e andrrave të babës, nanës, vëllait, gjyshes, axhës, hallës, me u martu pa i kalu 25 vitet, me iu lut Zotit çdo natë që fëmija i parë të jetë djalë, me hekë dorë nga puna dhe karriera në emën të përkushtimit absolut karshi familjes duke ngrit në qiell rolin e shtëpiakes krenare për të cilën ekonomikisht dhe për çështje nderi kujdeset bashkëshorti, me kenë e para që zgjohet pa zbardh drita dhe e fundit që shtrin trupin mbas mesnate, me u plakë duke pi kafen e nadjes në të njajtin ballkon, me u thinjë përpara të njajtës pasqyrë, me qa sa herë vdes një i panjoftun, me vdekë një ditë para burrit mundësisht tuj e lanë shtëpinë e sistemume për njerëzit që do vijnë në varrimin tand…nëse çmimi i të ”mirës” jepet mbi këto atribute atëherë unë jam dhe këmbngul të jem një grua e ”keqe”.

Më gjeni jashtë çdo lloj përkufizimi dhe nëse do përfundoj në ”ferr”, atëherë biletën e shkumjes preferoj ta paguj me ”mëkatet” e mia, me zgjedhjet e mia.

 

 

#photofromtheweb

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s