Institucionalisht e shtypun.

Në tre institucionet ma të shenjta,të paprekshme,themelore për shqiptarët gruaja konsiderohet si një makineri prej mishi,e cila derisa të funksionojë sipas programit dhe të (ri)prodhojë atë për të cilën asht kriju qëllimisht,i jepet ”leje” ekzistence,në të kundërt shembet si të ishte një ndërtese abusive.

1)Martesa:gruaja trajtohet si kameriere pa pagesë,tempull nderi,mitër që flet,nana e fëmive.
Nëse sipas tekstit ligjor (perendimor) martesa asht lidhja e ligjshme dhe e vullnetshme e dy individëve,e mbështetun fort mbi barazinë morale dhe juridike të palëve,në vendin tonë martesa pëson një katarsis enigmatik duke u shndërru në ”lidhjen e domosdoshme (ligjore ose jo) të një gruaje (nëse s’don me i mbetë në derë të atit)me bashkëshortin e saj dhe gjithë farefisin e tij.
Martesa shqiptare,shkurt e qartë,asht trafikim i qenieve te gjalla me perfitim moral.Sigurisht,martesa ka skenën e saj private,dasmën,ceremoninë e shkëmbimit të mallit (gruas) dhe tranferimin e orendive nga shtëpia e prindërve në atë të bashkëshortit.
Prindërit e djalit kanë një lojtar shtesë në skuadër.Një lojtar që thirret në fushë jo për me përmbys rezultatet por për me i shërby ”bordit drejtues” .Për të fitu një vend në pankinë zakonisht kriteret janë:një mitër e shëndetshme,një fytyrë e bukur dhe një gojë lehtësisisht e komandueshme.
Kështu,brenda prrallës tragjike, jetuan të gjithë të lumtun (në sytë e botës,për hatër të botës)pa e ditë kurrë ç’ishte lumtunia.

2)Prona:gruaja merr statusin e pronës por jo të pronares (shpesh nuk asht as pronare e jetës dhe vendimeve te saj).Edhe pse ligjërisht gruaja gëzon të drejtën e trashëgimisë dhe zotërimit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme,në shumicën agresive të rasteve asht diktatorial kalimi i pronësisë ekskluzivisht nëpër duart e burrave.

3)Feja:gruas i jepet roli i botëndreqëses,asaj që sistemon rrëmujen e lënë prej burrave,kurueses së dhimbjeve shpirtnore,sakrifikueses,gruas si nevojtare e mbrojtjes mashkullore,gruas pasive.
Dy detyrat idilike të gruas në kushtetutat religjioze,të rame papritmas prej qiellit një ditë të mërzitshme me diell(Bibles dhe Kuranit)janë gruaja-nanë dhe gruaja-martire,e cila jep e jep e jep deri në sfilitje dhe përtej,duke e varë e harru jetën e saj në një gozhdë të vjetër si diçka e panevojshme.

Secili nga këto institucione,të dirigjum nga burrat për privilegjin e burrave dhe të manipolum nga forca e moralit dhe mendësia patriarkale,e thellon dita-ditës pabarazinë gjinore duke legjitimu kështu padrejtësinë ma të pafalshme:zhdukjen e kontributit të gruas jashtë mureve të shtëpisë.
Tradita si justifikim i pushtetit të burrit mbi gruan dhe keqinformimi,keqedukimi (me dashje) i brezave,janë gjak i të njëjtës plagë.Prandaj nëse njerëzit që kalërojne këto institucione luajnë pisët me jetën,vlerat dhe dinjitetin e pjesës tjetër (grave) atëherë zgjidhja e vetme fillon me GAME OVER sepse për disatën herë :gratë janë njerëz,jo robotë me bateri të rikarikueshme.

 

 

 

#photofromtheweb

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s