Liria jeme s’ju fal.

Për tana herët që m’keni thanë:
-Ule zanin se je vajzë.
-Mos udhëto vetëm se je vajzë.
-Ky fund asht shumë i shkurtër për ty.
-Si vajzë që je duhet me e ul kryet kajherë.
-A kujton që ke me e ndrru botën ti? S’mundesh, se je vajzë.
-Vajzat kanë lind në shpi të huej e shkojnë në shpi të vet.Vendi jot asht te burri.
-Ca duhesh nëse s’bahesh nanë? Nëse s’krijon familje?
-Don me mbajt mbiemnin tand mbas marteset? Marre e turp.
-Tatuazhet nuk i kanë hije vajzave.
-Djali lahet në nji lugë ujë e ti jo.

etj…etj…etj.

Përgjigjja jeme asht në këtë foto:
Kambët e mia kanë vrap e zemër. Unë shkoj aty ku rrin lumtunia jeme, jo e juaja.
Unë kam zgjedh vedin. I kam besu vetit. Gurët e botës s’më kanë vra asnjiherë. Nuk e kam qujt mallkim të kenunit vajzë e sot gru. Jam rrethu me trupin tem, me bindjet e mia, me guximin tem. Ju kam lanë jashtë, edhe atëherë kur m’keni etiketu si të egër, e pabindun, të marrë. Ju kam harru jashtë sepse unë jam gjithçka nji njeri asht. Unë jam stinë në çelje. Gjaku jem vlon. Jam ajo që qeshi, lodhem, përmbahem, e teproj, bërtas, vetmohem, luftoj, gzoj e tkurrem. Jam njeriu i tana përmasave e formave.

Nuk kam pse me e valëvit lirinë teme si flamur në qiellin tuj të vdekun. S’kam pse rrëfehem të asnjeni prej jush. S’kam pse kërkoj ndjesë për rebelizmin tem. S’kam pse ndalem. S’kam pse ekspozohem. S’kam pse ndjeku e pranoj sublimisht spektaktin tuj tragjik. S’kam pse përshtatem kur përshtatja asht shpikja e re me na mbajt urtë e butë mbas hekurave.
U dashka që me hekë dorë prej të drejtave të mia sepse Ju e Tradita keni ba pakt mbas kurrizit tem? Kurrë.

Cdo vajzë meriton me u ba gruja që ajo vendos.
Cdo vajzë në botë, shtëpijake, deputete, e papunë a në kulm të karrierës, e zezë apo e bardhë, nane ose jo, meriton respekt për jetën të cilës ka zgjedh me iu dhanë (ngjan apo s’ngjan me ju).

ALT, respekti nuk asht zgjedhje. Asht i detyrueshem, jo vetëm për të suksesshmit por edhe për ata që fjalën sukses e zbërthejnë ndryshe.
Suksesi nuk janë diplomat, kontoja në bankë, familja e përsosun. Këto janë zgjedhje (kënaqësi natyrisht) por jo urdhnime.
Suksesi asht mos me u përkul.
Suksesi asht me e msu dashnine tuj fillu të vetdashnia.
Mos me u shtyp prej askujt e mos me shtyp askënd. Suksesi asht me i ndejt i vërtetë të vërtetës. Me ba ma të mirën që Mundesh.
Më kenë Njeri, mbi çdo rol tjetër që të zgjatet.

Sukses asht liria.

E liria jeme s’ fal.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s