Jo vetëm që janë të palumtuna gratë shqiptare por janë edhe gra të lidhuna mbas frikës.
Kanë frikë burrat,burrat e tyne,një frikë të balsamosun në shpirt,një frikë që ”mjeshtërisht” shitet si respekt apo dashni për palën tjetër.

Gratë ende trajtohen/qortohen si fëmijë brenda trupit të një të rrituni.
Gra që jepen si ”çmim” po nuk janë kurrë pjesë e lojës.
Gra që kanë dëgju ma shpesh fjalët ”mbylle gojën” sesa ”të du shumë”.
Gra që në debate zakonisht likuidohen me një ”ti s’din asgja” në vend të ftesës ”ti cfarë mendon?”.
Gra që nuk guxojnë me dalë jashtë shtëpisë pa marrë ”leje” nga burrat të cilët ”kundërshtimin” zakonisht e dënojnë o me dhunë o me ”kthimin e gruas tek baba”,siç kthehet malli jocilësor.
Gra që nuk denoncojnë horrorin e përditshëm brenda mureve sepse ndihen krejtësisht të pambrojtuna jashtë… të pambrojtuna nga familja,shteti,ekonomia…nga vetë ne.
Gra që sjellin në jetë fëmijë me shpresën se dashnia e një të pafajshmi do ta zbusë nervin e bashkëshortit e se plagët e saj do shërohen magjikisht nga mëshira kundrejt një nane.
Gra të rrëzume si buste prej mishi e gjaku.
Gra të mësume me vetëflijimin si ideal.
Gra që vlejnë gjithmonë ma pak se ajo që japin.
Gra që me frikën hanë bukë çdo ditë.
Gratë shqiptare janë gratë e 1001 lotëve,1001 netëve me gjumë të ikun,1001 uljeve ne gjunjë.

E ky nuk asht viktimizëm.Viktimizmi dhe e vërteta kanë të përbashkët veç shkronjën me të cilën fillojnë.Asgja tjetër.
Ky realitet asht dhambi ma i kalbun që kena,një dhamb që duhet me ra për me i lëshu vendin një të riu,e që ju gjithsesi vazhdoni ta mbani me zor aty ku asht nën justifikimin ”kshtu e ka fal Zoti,natyra apo një libër i ramë prej qiellit”

Në vendin tonë,përsa kohë gratë të ndalohen me u përgjigj me zanin e tyne,për aq kohë pyetjet do vazhdojnë të përdhunohen nga burrat.
Burrat pyesin burrat.Burrat u përgjigjen burrave.
E gratë,intelektualisht të vdekuna,bahen pjesë e një sistemi nekrofilik në të cilin kënaqësia maksimale arrihet përmes pushtimit të një mëndjeje-kufomë.

Morali?
Faji jo vetëm që nuk asht kurrë jetim por nanë e babë i ka të dhjamosun me BURRNI.

 

#LioraKphotography

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s