Gratë në karrierë .

Gratë në karrierë,gratë që nuk janë mjaftu me role periferike por kanë synu dhe punu për sfida të tjera,vazhdojnë të jenë personazhet ma të përzgjedhun prej shënjestres së opinionit të painformum dhe të paedukum publik shqiptar.

Nëse të ardhunat financiare të gruas kapërcejnë ato të burrit,nëse gruaja ka nje punë ma në qendër të vëmendjes sesa puna e bashkëshortit,nëse pozicioni i SAJ kalon gradën e TIJ ,nëse oraret e gruas jashtë shtëpisë zgjaten përtej orarit të programum,nëse AI njihet si burri i ASAJ dhe jo e kundërta,gruaja në raste të tilla konsiderohet si egoiste pa frena,ambicioze e frikshme,narçiziste,problematike,kryekcyme,e mira e vedit dhe e keqja e tjetrit,shkurt nëse një grua guxon me braktisë aureolën mbështjellëse dhe ”mbrojtëse” të burrit duke lëshu dukshëm dritën e saj,atëherë sipas akuzës shqiptare,kjo grua automatikisht fiton një vend në listën e zezë të grave që duhen absolutisht shmangë.Pse?Sepse këto gra bajnë atë që për shekuj iu asht kuronu vetëm burrave:daljen nga kuintat në skenë.

Edhe në intervistat e programeve televizive,gratë e ftume, vendimarrëse të suksesshme në fusha të ndryshme,nuk i shpëtojnë asnjëherë pyetjes klasike:Sa e vështirë ka kenë mbajta e një ekuilibri të shëndoshë mes karrierës dhe familjes.Fjala ”vështirësi” merret si e mireqenë sepse grave që shkëputen prej barkut të tradicionales dhe rreshtohen në vijë të parë iu duhen dhambë të fortë e kambë të shpejta,duhet gjithmonë të djersisin 10-fish ma shumë se kundërshtarët burra,të thyejnë mitin e gruas ”delikate,naive dhe me lotët e lehtë” dhe atëherë kur ma në fund mbërrijnë aty ku meritojnë,në maje,zakonisht fjalët ma të gjetonume janë ”kujt nuk i asht fut në shtrat ajo me fitu atë punë.Ose në rastin ma të butë,për ti dhanë një sens efektiv suksesit,kjo grua duhet të derdhin pa kursim një det fjalësh mirënjohëse karshi gjithkujt,përveç vedit.Kjo sepse në analizën ”iluminuese” të shqiptarit,një grua e vetme,nuk shkon ma larg se hunda e saj nëse mrapa nuk i rrin strikt një skuadër stratëgesh (zakonisht burra) qe ia masin mirë dozën e veprimit dhe e shndërrojnë magjikisht në kampione.

Gruaja kështu gjindet duke falenderu krenarisht burrin e saj shembullor,babën karizmatik,vëllain që e ka ndjek kamba-kambës por (gjoja në emën të modestisë) asnjëherë nuk ia jep meritën vedit.

Gruaja nxitet që në vogëli me hapë rrugë,me u terhekë nga gara dhe me qëndru e ”sigurt” nën hije.
Nëse burrave iu ngulet në mëndësi lufta e konkurrencës,grave iu imponohet kapitullimi.Në këtë menyrë burrat nuk do humbasin kohë të çmume,do grabisin rolet pilotuese me pretekstin se u përkasin natyrshëm dhe do pushtojnë ekranin e duhur prej ku me shfaqë trimnisht virilitetin e tyne,duke i rrëfy botës se kush i mban pantallonat në familje,kush komandon,kush i vendos pikat mbi i.
E ndërkohë që meritokracia shëtit gojë në gojë si një legjendë banale urbane,e drejta e mundësisë së barabartë për ngritje në detyrë trajtohet pa skrupuj si privilegj gjinor.

”Morali”?
Gratë e forta,të pavaruna,gratë në karrierë nuk janë përjashtimi nga rregulli e as mishi i huaj i pushtetit apo epiqëndrës së suksesit.
Gratë,ju pëlqen a ju trazon,janë po aq të zonjat sa çdo burrë tjetër mbi këtë tokë të dështojnë a të shkëlqejnë me punën,kambnguljen apo llogaritjet e tynë të gabume.
Gratë e forta nuk duhet janë shtriga moderne,as mëndje të shthuruna apo personazhe me famë të keqe.Përballë luftës aktive që u shtroni përditshmërisht në tryezë,gratë e lira janë bindshëm FITORJA ma e meritume e vedit.

 

 

#photofromtheweb

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s