Liria e mendjes nuk jeton pa lirinë e trupit.

Ne listen e gjate te ”turpeve” qe denojne grate shqiptare rreshtohet edhe turpi nga kenaqesia seksuale.
Eksitimi,pika G,loja erotike,gjeografia e trupit jane tabu te paprekshme te kultures tone ”puritane”.

Shumica e grave kane pas nje qasje te pare seksuale negative,nje qasje qe ka ardh si rrjedhoje e pashmangshme e nje martese te padeshirume,nje mungese terheqjeje fizike me seksin tjeter,akti te ftohte dhe aspak intim apo ne rastin ma tragjik,takimi i pare me pervojen seksuale ka ndodh ne kushtet tragjike te nje raporti te pa aprovum apo abuzimit ne moshe te mitun.Ky perjetim kaq brutal ka injektu neveri seksuale ne kujtesen e viktimave.

Grate kane te ngulun si shkamb idene se seksi nuk asht aq i randsishem per to.Nje pjese e mire e tyne e minimizojne sensin e raportit vetem brenda procesit te riprodhimit ose per ma teper trupi jo rralle konsiderohet (edhe nga vete grate) si nje objekt shfryrjeje teresisht ne funksion te burrave.

Pasiviteti dhe doreheqja e grave nga kenaqesia fizike pothuajse e ligjeron mesimin e gabum se burrat e kane ”te domosdoshem” aktivitetin seksual dhe grate duhet te rrine shume vigjilente ndaj ketij instikti edhe nese nuk respekton apo nuk perkon me kerkesat e tyne.
Edhe njehere,grate shkelin te drejten vetjake ne emen veteflijimit sakral.
Konsumimi i njeanshem jo vetem qe asht indinjues dhe i padrejte por tregon nje pakujdesi dhe pandjeshmeri shqetesuese te njeres pale (pothuajse gjithmone burrave) per palen tjeter.

Asht anormale,qesharake,e pakonceptueshme qe nje grua shqiptare te shkepuse nje marredhanie (sidomos nje martese) me arsyen se nuk stimulohet fizikisht nga partneri i saj dhe vuan boshellekun e jetes seksuale.

Liria e mendjes nuk mund te jetojne pa lirine e trupit.
Por fatkeqesisht per grate shqiptare te shekullit tone,ky slogan duket ma i larget se yjet.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s