Mos ki turp!

Pothuajse gjithmonë,gratë e kanë shndërru ekzistencen e tyne në përgjigjen e vetme që kënaq kërkesat,pretendimet dhe pritshmëritë e familjes,komshive,shoqnisë,mendësisë që e pret jashtë.
Shumica nga ne,sheh në pasqyrë gruan-model që i pëlqen të tjerëve,jo vedit.

Qysh në bark të nanës,na planifikohet ngjyra e preferume,veshja që na shkon ma shumë,lodra e parë që kanë me na dhuru,mendimet që kena me mbajt,nderi,”zbardhja e faqes”profesioni,martesa,mëmësia e padiskutueshme,devotshmëria ndaj bashkeshortit,shkëlqimi i pllakave të shtëpisë,tryeza e duarve të arta…e nëse nuk rritesh simbas programit,je kundër tij e si e tillë të duhet tanë jetën me justifiku arsyen e ”paarsyeshme” pse s’je siç të deshën parashikimet.Të drejtohen me indinjim,thu se je armike ”populli”,e të minimizojnë si gruaja që ”sduhet gja”,gruaja që ”s’asht për shtëpi”,gruaja e ”dështume”.

E prap,sado të perpiqesh me u mimetizu me kavien e tyne të preferume,dije se në gabimin e parë,kanë me të shemb,me të drejtu gishtin gjykues dhe ”rrëshqitja” e papritun ka me kenë gjithçka e mbetun prej historisë tande.

Na kanë stërvit,trajnu,si kuaj lufte,me përmbush role plotësuese,duke iu përmbajt periferive,meqë qendra asht e pushtume prej burrave.
Na janë vu gjithmonë frena,konopë,gurë e pengesa,vetëm e vetëm që hapi jonë të mos hidhej asnjeherë përtej kufinit të caktum.
Vetëpërmbajtja,fjalët e pakta,urtësia,përshtatja,nënshtrimi,zbatimi i urdhnave na janë mësu si ideale,si virtyte.
Ndërsa për një burrë,merita ma e madhe asht burrnia si Zot,si Zot i shtëpisë,kuletës,vendimeve,lejes,imazhit.
Sa ma i plotfuqishëm dhe kolos të jesh në familje,aq ma i respektum je në rrethin shoqnor.

Vjen një erë e padurushme padrejtësie kur na konsiderojnë të dobëta,tepër të ndjeshme apo të mira vetëm si bija, si motra,si nana,si gratë e shtratit dhe kuzhinës.
Nëse uleni për një çast,larg detyrës dhe shërbimit absolut,larg enëve të palame,rrobave të pahekurosuna,projekteve që s’duhet ta kalojnë datën e dorëzimit,pyeteni gruan brenda jush-”Kush je?A asht kjo jeta që të përket?A ja vlen me u tjetërsu kaq rranjësisht për hatër të tjerëve?A je e lirë?A je e lumtun?A je TI që e jeton jetën tande apo vetëm e simulon atë?

Me kenë grua nuk duhet kurrsesi të jetë obligim,punë,randesë,fatkeqësi.
Me kenë grua asht qejf,asht energji,asht guxim,asht udhëtim…
Banu kureshtare për me e njoft deri në fund trupin tand,deshirën tande,lirinë tande.
MOS KI TURP me kënaq vedin,në rradhë të parë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s