Vajzat duan njësoj si djemtë.

Të jesh vajzë e papërfshirë në një marrëdhanie të shpallun publike (fejesë),në vendin tonë, do të thotë ”të mos guxosh”

Të mos guxosh,përshembull,t’u thuash prindërve të tu që po del me një djalë,që po njeh një djalë,që të tërheq (pëlqen) një djalë.
Kena kenë dhe jena të detyrume të mohojmë një shprehje të tillë lirie,apo të autodënohemi me siklet e turp nga pranimi i saj.

E para sepse na asht urdhnu alfabetikisht të refuzojme aventurat me djemtë dhe se ” i pari duhet të jetë edhe i fundit” për titullin ”vajza e ndershme e lagjes”prandaj pasiguria se ndoshta kjo njohje mund të mos rezultojë si e duhuna,na e mbush gojën me heshtje dhe me gënjeshtra.

E dyta,frika.Frika se mos e merr vesh baba,se mos në katin e dytë të një lokali të errët, diku në një rrugicë fantazëm futet papritur një i njoftun që mund të padisin skandalin e vajzës të padenjë që puthet poshtë e përpjetë me një ”rrugaç”.Një frikë që gjallnohet nga burrat e familjes dhe fjalori i majmë i kërcënimeve të tipit:nëse shoqnohesh prap me atë djalë ke me pa vdekjen me sy,i thu lamtumirë shkollës,nuk e sheh ma dritën e diellit,s’je ma vajza jonë.Kjo ndodh pavarësisht nëse je minorene apo maxhorene, pavarësisht nëse je ende studente apo ekonomikisht e pavarun,pavarësisht a jeton në periferitë e përgjumura apo në qëndër të djepit të kulturës.Nuk ka rrugë të mesme për ne,prandaj o duhet të zyrtarizojmë menjëherë lidhjen (djali vjen e kërkon dorën e vajzës tek i ati) ose duhet të ndërpresim kategorikisht çdo kontakt të mundshëm me të.

Meqë midis frikës dhe pasionit,fiton netshëm i dyti,vajzat përfundojnë duke e jetu lirinë e tyne në fshehtësi absolute,sikur liria të ishtë një akt i turpshëm dhe njollosës.
Realisht dimensioni i turpit trajtohet ndryshe për gjini të ndryshme.Nëse për vajzat turp asht të kenë një të dashtun,për djemtë asht turp mos ta kenë.

Na kanë gatu me pak përbërës:vetëpërmbajtje,frikë dhe nder.
Na kanë mësu të ecim drejtë në rrugë,pa devijime,të mos kthejmë kryet me pa një djalë të bukur në krahun tjetër,të ulim sytë perdhè,të mos pranojmë ftesa për kafe nga të panjohurit pa lejen e ”atyre të shtepisë”,të mos shihemi ne lokale vetëm për vetëm me një djalë,të skuqemi kur dikush na thotë një fjalë që shkon përtej të pafajshmes.

E vërteta në fakt ka thjeshtësinë matematikore të 1+1=2.
Vajzat bien në dashni sikurse djemtë.
Vajzat ndjejnë pulsimin e dëshirës seksuale,njësoj sikurse djemtë.
Vajzat e duan lirinë dhe shijen e saj njerëzore,njësoj sikurse djemtë.
Kuptojeni,pranojeni,qetësojuni!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s