Ji dashnia jote e parë.

Kundër tana profecive,rregullave,parimeve të shenjta e laike,diktimeve me gojë e shkrim,kërcënimeve e ndëshkimeve,propagandave e rrenave,të bërtitunave e shkelmave,traditës e moralit,turpit e turpnimit,thirrjes për sakrificë e sakrificës së nëpërkambun,shtypjes e përkuljes,ndjenjës së fajit e frikës së ndjenjës,çmimeve e premtimeve;kundër tana pasqyrave,vetrinave,fotografive të ardhuna keq,shigjetës së peshores,modelit ‘e hollë-e gjatë-e bukur’,ekraneve dhe reklamave,kritikave,talljeve,shpates mbas shpinde e gishtave mbi plagë;kundër krahasimeve,garave,vrapit për vendin e nderit,uniformave,monomendimeve,turmës dhe shumicës,zakoneve dhe imponimeve;kundër njerëzve që s’ta deshtën lirinë;kundër atyne që t’i mbyllën sy e gojë e që e plotë siç je nuk iu mjaftove mjaftueshmërisht;kundër gjithçkaje pa shpirt e pa dashni,MOS I DEL KURRË KUNDËR VEDIT.

Mos e zbut oreksin për dije,aventurë e udhëtim.
Lufto me paqe e talent.Kujdesu për andrrat tuaja sikur të ishin fëmijë.
Ndigjoje deri në fund kangën e lëkurës që të asht ba shtëpi.
Frymëzoju nga imperfeksionet e tua.
Priti pa frikë gabimet që po vijnë rrugës.
Njihe mirë hartën e trupit dhe shëndetit tand.
Mos e fsheh as guximin,as vetëbesimin e as skuqjen e faqeve.

Thuj ç’ka mendon me fjalët që beson ma fort.
Mendo gjatë,shkurt,me zemër a me arsye.Mendo me mendim.
Kujtoju për kujtimet.Gjej kohë me e dasht kohën.
Njerëzve përpiqu me ua prek ndërgjegjen e jo me ua vra shpirtin.
Para se me fjetë mos numro as delet e as yjet por fytyrat e atyne që don.
Mos kërko gjithmonë veç diell e dritë.Lyp edhe shiun,stuhinë e dhembjen e natës uroje me tanden.
Puno!Prano çdo punë me kushtin e vetëm që mos ta tradhtosh dinjitetin tand human.

Qesh nëse të qeshet.
Qaj nëse të qahet.

Të paktën një të diel në muaj,mos harro të shkosh në bibliotekë,në teatër,kinema,park,mal o det…vetëm ose me të tjerë.
Beso në fe,beso në art,beso në një qytet,beso në një gur a në një flutur.Beso në ç’ka sheh,beso në imagjinatë,beso në dialog,beso në jetën mbas vdekjes a në shumë vdekje njëherazi.Beso pa marrë leje e pa dhanë shpjegime.Beso te liria jote dhe te bolleku i saj!

Duaji tana kafshët.Respektoji tanë njerëzit,sidomos ata që të ngjajnë ma pak.
Vetëstërvitu,vetëedukoju,vetëvlerësoju!
Merr e jep.Ndihmo e kërko ndihmë.Fal e falu!

Ji dashnia jote e parë…mandej duj e lenu me të dasht!

2 thoughts on “Ji dashnia jote e parë.

  1. Ina says:

    Nese ndonjiher ne jeten teme dicka me ba me hap perdet para syve , asht kjo kshjelle me dritare te hapuna ku fjal vetem hyjn mbrenda ne zemrat e krejt ne qe e shikojn ket keshtjelm Gjigande e plot pasuni , keshtu jan keto mendime te thuruna me fortun sinqeritetit nga ti . Suksese te metjshme, e q e Dyert e Suksesit per ty te shtohen cdo dit … me shum respekt per ndjenja e Dashurin per veten Ina

    Like

  2. ada says:

    Me pelqejne kaq shume shkrimet e tua, jane kaq te prera, duken ndoshta te ftohta , te drejtperdrejta por kaq frymezuese, kaq te fuqishme, me shume femra duhet ti lexojne, te reflektojne dhe te fillojne te kuptojne cfare do te thote te duash veten .
    Te pershendes dhe te falenderoj… Nga Ada

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s