Krim dhe ndëshkim *

Kur një burrë vret një burrë tjetër,aktin e vrasjes e quajmë krim.
Kur një burrë vret një grua,krimin e shndërrojmë në krimb,pra në diçka sigurisht të neveritshme por krimba ka kudo në botë,pse duhet të flasim e të shqetësohemi kaq shumë për krimbat shqiptarë?
Nëse ironia s’ju pëlqen,atëherë provoni të vërteten.
Kur një burrë vret një grua,akti i vrasjes quhet akt pasional,banal,”dashni tragjike”,raptus,sëmundje mendore…gjithçka përveç emnit origjinal:KRIM.

Statistikat janë numra e megjithatë këto numra dëshmojnë qartë që vrasësit e dënuem në burgjet shqiptare janë 98% burra.Në ato shumë pak raste kur një grua vret një burrë,kjo ndodh kryesisht për motive vetëmbrojtjeje.A mos ndoshta pasioni i verbër,dashnia jashtë kontrollit,raptuset dhe ç’rregullimet mendore u përkasin burrave dhe “harrojnë” me prek edhe gratë apo ka diçka që nuk shkon në këtë version?

Nëse jeni në kërkim të një përgjigjeje logjike se si një individ shndërrohet në vrasës,jua jap unë.
Historikisht,burrat janë drejtu kah pushteti,forca dhe reputacioni.Nëse një grua respektohet gjërësisht për urtësinë dhe butësinë e saj,për një burrë respekti shoqëror rritet me rritjen e zanit të tij.Sa ma i plotfuqishëm,kolos,ambicioz dhe urdhnues të jetë një burrë,aq ma shumë i nderohet fjala e figura.Qysh në mësimet e para të jetës,djali njihet me kultin e burrnisë.Përjashtohet nga punët e shtëpisë,nga shërbimet e mirëmbajtjes,i mësohen fjalët e “ndyta” dhe tanë familja gajaset kur ai i përdor vend e pa vend,i dhurohen makina garash,robotë të pamposhtshëm dhe fletore me superheronj.

Me rritjen,djali bahet bodyguard i motrës,hyn e del nga shtëpia pa orare të preme me thikë,eksperimenton alkoolin,duhanin dhe seksin e prindërit mbyllin gjithmonë një sy se fundja “djalë asht”.Përsa i përket përvojave seksuale,kini parasysh sesi një djalë i virgjër (në një moshë madhore) konsiderohet si qull,derdimen,i ngathët kurse një vajzë e virgjër (e të njajtës moshë) si e ndershme.Prandaj ngacmimet familjare dhe shoqnore të tipit “he,a i ke dhanë vedit najfije” apo “a e ke thy ndonji zemer” çojnë në një realitet ku djali sa ma “donzhuan”,sa ma aktiv seksualisht,sa ma cinik e arrogant,sa ma i paqëndrueshëm të jetë në një lidhje,aq ma joshës bahet.Vetë prindërit krenohen për aftësitë e tjj “romantike” dhe me faktin sesi djali i tyne kalon nga vajza në vajzë,nga lulja në lule,nga historia në histori pa i hy ferra në kambë.

Ky djalë rritet me shpatulla të gjana,opinioni nuk e gjykon,familja ia shtron bukën të parit,mësohet mos me iu vu kurrë fjala në dyshim dhe i arritun në një pikë të caktume,kërkon nuse.Sigurisht kriteri i parë asht dashnia(shpresohet të paktën) por përveç saj,qysh në fillim të njohjes,djali (me komandë të prindërve) shtron në tavolinë rregulla e kufinj.Zakonisht tërhiqet nga karaktere vajzash të reja,pa përvojë,pak naive por ama me cilësi te larta edukate dhe respekti,që vajza të plotësojë kushtet e një nuseje për shtëpi dhe që ai vetë të ushtrojnë lehtësisht mbi të hijen e padronit.”Gjanat kanë ndryshu”-thotë ai dhe bota-Sot vajzat janë të lira me thanë e me ba si të dojnë…Ndoshta,por kjo liri merr fund kur fillon liria e tij.Gruaja s’duhet të dalin mbi burrin.S’duhet ta kundërshtojnë atë..S’duhet të injorojnë fjalën e tij ligj.Nëse sillet siç duhet,çmimi vjen vetëtiu por ama kjo vajzë,e cila fillimisht rrëmbehet nga ky djali i sertë,enigmatik,xheloz dhe posesiv,rritet,maturohet,ndërgjegjësohet dhe sjellja e tij e shtrëngon,e lëndon,i merr frymën.Ajo ia ban të qartë,mundohet me arsyetu me të,mundohet me shpreh kandvështrimin e saj por nga ana tjetër gjen një mur,mbas të cilit përplaset fort.Atëherë,kur situata bahet e papërballueshme,vajza vendos të ndahet prej tij.Vajza,ashtu siç djali,ka të drejtën e plotë dhe të pacënueshme me vendos kur e pse me dalë jashtë një historie (edhe nëse kjo histori nuk i përshtatet këtij skenari-shembull)ose mos me e fillu kurrë atë.Po a mundet një bishë me u kthy në qingj papritmas?
A mundet një diktator me mbajt qetësinë dhe me vepru shëndetshëm kur humb pushtetin?
Jo.

Prandaj,i mësuem me lanë e mos me u lanë;i prekun në sedër nga refuzimi i një vajze; i rritun duke pas kontrollin mbi gjithçka,këtij individi i vërsulen në krye tana metodat e mbrapshta të një edukimi të mbrapshtë maskilist.Papritun ndihet i dështum,i dobët,pa burrni,i mposhtun.Një burrë nuk asht mësu me humb,aq ma pak para një gruaje.Prandaj e vret atë.Pa pikë dashnie.Pa pikë mëshire.Pa pikë njerëzilleku.Prandaj edhe vetëvritet,sepse s’din ça asht dashnia.As liria.As jeta.

Sa herë t’i keni thanë djalit/nipit/shokut tuaj:
-Rri i ulun ti se i ban motra/nana tana punët.
-Pse rrin si qyqe e nuk nuk gjen naj vajzë me kalu kohën?
-A je burrë a ça je?
-Si e len nusen me u vesh ashtu?Me fol ashtu?Me ik atje?
-Ti je burri!Tregoje vedin!
-Kujdes,se gratë janë dinake.Vepro në kohë!
-Mbroje burrninë me dhambë.
Sa herë djalit t’i keni përmend pushtetin e vajzës kryeuljen.Sa herë djalin t’a keni fal e vajzën t’a keni fajësu…
Për tana këto herë, ju keni ushqy një vrasës.
Ju, që sot qani virtualisht e nesër ktheheni në punën tuaj të përditshme,në fabrikues kriminelash.

 

-Fotografia i perket protestes kunder dhunes se grave,zhvilluar me 16 qershor ne Tirane.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s