Fakti që kjo fotografi mund t’i shkaktojë dëme celebrale të konsiderueshme burrnisë shqiptare,tregon qartë se sa e “ndjeshme” bahet kjo bishë e dalun nga barku i traditës kur dikush e prek aty ku s’duhet. Them fakt sepse për një patriark shqiptar,i cili krekoset si gjeli me parullen “jam burrë e mrapa më vjen sedra”,asht impulsivisht … Continue reading

Vazhdoni të luftoni motra!

Më vlon shpirti nga krenaria kur marr vesh se edhe vajzat e zonave rurale,aty ku thonjtë e bishës patriarkale janë ma të mprehtë se kudo,kanë çliru guximin nga kafazi duke kundërshtu pasionalisht ligjet e një tradite poshtëruese. Si përshembull rasti i një prej kushrinave të mia,maturante dhe me një dëshirë mallëngjyese për vazhdimin e studimeve … Continue reading Vazhdoni të luftoni motra!

Gratë shqiptare janë gra të palumtuna.

Gratë shqiptare janë gra të palumtuna. Kjo palumtuni prej mishi,gjaku e buzkuqi asht e zeza mbi të bardhën, asht e vërteta që jena msu me ndry primitivisht në dhomat ma të fjetuna të ndërgjegjes për hatër të fasadës,për hatër të opinionit,për hatër të fëmive,per hatër të nanës e babës që s'kanë si me i thanë … Continue reading Gratë shqiptare janë gra të palumtuna.

I namun brenda dhe jashtë barkut;i abortum pse nuk ishte djalë;i varrosun porsalindun;i mutilum gjenitalesh;i djegun në turrë drunjësh e i gjujtun me gurë mali;i përdhunum për së gjalli e për se vdekuni;i rrahun e i mavijosun;i përdorun e i braktisun;i prekun e i shtymë;i përfolun e i shamë;i marrun me zor e i kthym … Continue reading

Ji dashnia jote e parë.

Kundër tana profecive,rregullave,parimeve të shenjta e laike,diktimeve me gojë e shkrim,kërcënimeve e ndëshkimeve,propagandave e rrenave,të bërtitunave e shkelmave,traditës e moralit,turpit e turpnimit,thirrjes për sakrificë e sakrificës së nëpërkambun,shtypjes e përkuljes,ndjenjës së fajit e frikës së ndjenjës,çmimeve e premtimeve;kundër tana pasqyrave,vetrinave,fotografive të ardhuna keq,shigjetës së peshores,modelit ‘e hollë-e gjatë-e bukur’,ekraneve dhe reklamave,kritikave,talljeve,shpates mbas shpinde e gishtave … Continue reading Ji dashnia jote e parë.