Vajzat dhe gratë e Shqipërisë nuk janë vetëm ato që shohim në ekranin e televizorit,në rrjetet sociale,në korridoret e shkollës apo në pedonalen e qytetit. Vajzat dhe gratë e Shqipërisë janë edhe vajzat e gratë e Komuniteteve;vajzat e gratë që punojnë tokën në fshat;ato që zgjohen e flejnë në zona të izoluara malore ku edhe … Continue reading Ana tjetër e medaljes:gratë për të cilat nuk flasim.
Mbretnia e shtypit apo e shtypjes?
Akuza jeme ndaj pjesës ma të madhe të portaleve shqiptare (për mos me thanë të tanve)asht e drejtpërdrejtë,faktike dhe e pazmbrapshme nga asnjë kërcënim a pasojë. Si njeri që fjalën e ka si bukën;si ushtare e të vërtetës;si grua,si feministe,si aktiviste nuk mundem dhe nuk du të rri urtë e butë në karrigen teme pa … Continue reading Mbretnia e shtypit apo e shtypjes?
Krim dhe ndëshkim *
Kur një burrë vret një burrë tjetër,aktin e vrasjes e quajmë krim. Kur një burrë vret një grua,krimin e shndërrojmë në krimb,pra në diçka sigurisht të neveritshme por krimba ka kudo në botë,pse duhet të flasim e të shqetësohemi kaq shumë për krimbat shqiptarë? Nëse ironia s’ju pëlqen,atëherë provoni të vërteten. Kur një burrë vret … Continue reading Krim dhe ndëshkim *
Fakti që kjo fotografi mund t’i shkaktojë dëme celebrale të konsiderueshme burrnisë shqiptare,tregon qartë se sa e “ndjeshme” bahet kjo bishë e dalun nga barku i traditës kur dikush e prek aty ku s’duhet. Them fakt sepse për një patriark shqiptar,i cili krekoset si gjeli me parullen “jam burrë e mrapa më vjen sedra”,asht impulsivisht … Continue reading
Vazhdoni të luftoni motra!
Më vlon shpirti nga krenaria kur marr vesh se edhe vajzat e zonave rurale,aty ku thonjtë e bishës patriarkale janë ma të mprehtë se kudo,kanë çliru guximin nga kafazi duke kundërshtu pasionalisht ligjet e një tradite poshtëruese. Si përshembull rasti i një prej kushrinave të mia,maturante dhe me një dëshirë mallëngjyese për vazhdimin e studimeve … Continue reading Vazhdoni të luftoni motra!